Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ndërhyjë lidhur me procesin e votës së diasporës.
Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri, denoncon me fotografi dhe emra rastet se si në Greqi ndërhyhet për votën e diasporës dhe se si procesi nuk po funksionon.
Në kërkesën drejtuar KQZ denoncohet se si njerëz nga Partia Socialiste shkojnë dhe marrin zarfet me fletët e votimit nga korrierët që ka nënkontraktuar DHL.
Një tjetër mesazh thuhet se zarfet me fletët e votimit po përfundojnë në pika bastesh dhe hyrje pallatesh duke mos ditur se kush i dorëzon dhe kush i merr është dështim i procesit.



