Grigels Muçollari, sekretar i FRPD-së, i përjashtuar nga Lulzim Basha nga partia tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV kërkon verifikimin e delegatëve në kuvende. Sipas tij Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka lexuar më shumë se tre herë një emër dhe ka abuzuar duke shpikur emra apo duke futur në listë persona që nuk jetojnë më.
Ai u shpreh se PD po përgatitet të ngrejë një opozitë të re, ndërkohë që tregoi se ka kërkuar rrëzimin e Bashës që prej 2017-ës por për këtë nuk e ka pasur mbështetjen e Berishës në atë kohë
Intervista:
Cili është roli i të rinjve në PD?
Muçollari: Roli i të rinjve si FRPD është dalluar që pasi ish-kryetari Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës. Për fat të mirë ekziston një njeri që arrin ta kthejë PD. Unë kam kërkuar që nga 2017-ta rrëzimin e Berishës, as Berisha nuk na mbështeti. Ishte një hap që nuk do na çonte në këtë pikë. Është një lëvizje e domosdoshme, ne kemi respektuar institucionin e votës dhe zërin e demokratëve.
A besoni se Berisha arriti të frymëzonte, por që është histori e së shkuarës dhe mund ti hapet rruga figurave të reja?
Muçollari: Berisha konsiderohet histori suksesi. E vetmja zgjidhje për Berishën për të korrigjuar një gabim që ka bërë në 2013-ën është të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si funksionon PD dhe të ofrojë një opozitë të vërtetë. Por absurdi këtu nuk ka fund. Gazetarët duhet të investigojnë dhe kur dikush gënjen duhet verifikuar a po thotë të vërtetën. Ish-sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka lexuar deri në 3 herë apo më shumë se tre herë një emër dhe nga 4237, vetëm 1534 janë anëtarë që përfitojnë të drejtën për të qenë anëtarë. Kontrollova 100 emra në gjendjen civile dhe shumë prej tyre nuk ekzistojnë apo nuk janë anëtarë partie. Janë shpikur emra dhe po abuzohet me realitetin.
Jeni i përjashtuar nga Basha, ku qe krisja?
Muçollari: Unë nuk përjashtohem nga struktura e FRPD, sepse është strukturë tjetër. Në këtë aspekt mund të rrijë Basha mund të rrijë me Bardhin dhe të krijojnë një fraksion.
Çfarë do të ndodhë më tej?
Muçollari: Demokratët po prisnin një zgjidhje dhe të hynin në shtëpinë e tyre. Ne po marrim masa dhe ka nisur rithemelimi i PD që do çojë në riorganizim që do të çojë në përballje me qeverinë.



