Negociatat me BE/ Meta takon kryenegociatorin Mazi: Politika të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve

Negociatat me BE/ Meta takon kryenegociatorin Mazi: Politika të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë kryenegociatorin Zef Mazi. Ky i fundit do të jetë në krye të grupit që do të zhvillojë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Kreu i Shtetit ka zbardhur detaje nga takimi që pati sot me Kryenegociatorin e zhvillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazin.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndan edhe fotot të takimit, Meta thotë se mes tyre ka qenë një diskutim i hapur e konstruktiv për perspektiven e çeljes së negociatave të vendit tonë.

Mesazhi i Metës ishte se “politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese”.

POSTIMI I PLOTE

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy