Merkel dhe Trump diskutojnë mbi zhvillimet në Siri, Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë

Merkel dhe Trump diskutojnë mbi zhvillimet në Siri, Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump ndajnë të njëjta shqetësime rreth zhvillimeve në Siri, veçanërisht situatën humanitare në rajon rreth Idlibit, tha zëdhënësi i Merkel, pasi dy liderët zhvilluan një bised telefonike.

"Rusia është thirrur që të veprojë si një moderatore ndaj qeverisë siriane dhe të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm", tha Steffen Seibert në një deklaratë të hënën në mbrëmje.

Seibert tha se të dy liderët folën gjithashtu për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë, por pa elaboruar pikat e bisedës.

Qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, mbështetur nga Moska, thotë se synon të rimarrë enklavën e mbajtur nga rebelët e Idlibit në Siri veriore, një strehë për civilët dhe rebelët e zhvendosur nga zonat e tjera të Sirisë, si dhe forcat xhihadiste.

Rajoni është goditur nga një valë sulmesh ajrore dhe granatimet këtë muaj në një kohë të mundshme për një ofensivë të plotë të qeverisë.

Merkel gjithashtu kishte ngritur shqetësime rreth situatës në Idlib gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin pak më shumë se një javë më parë.

Ministri i jashtëm turk të premten tha se do të ishte katastrofike të kërkohej një zgjidhje ushtarake në rajon. 

Turqia, e cila ka mbështetur disa grupe rebele atje, po përpiqet të shmangë një sulm nga forcat besnike të Assadit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy