Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, për daljen e partive shqiptare në dy lista zgjedhore tha se dalja e partisë së tij është ndërtuar në partneritet koalicioni.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se dy lista janë nga Presheva, dy të tjera me seli në Bujanoc të cilat kanë siguruar jo më pak se 12 mijë vota të qytetarëve shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc dhe vota të tjera që do tërhiqen nga Partia për Veprim Demokratik të drejtuara nga Shuaip Kamberi.
Sipas tij, këto zgjedhje kanë qenë demokratike për shqiptarët.
Është arritur të sigurohet një vend nga shqiptarët në parlament.
Numri i shqiptarëve po flasim për Preshevë, Bujanoc ishte i ulët dhe kjo vjen prej ikjeve, ndërsa në komunën e Medvegjës nuk kanë mbetur më shumë se 300-400 shqiptarë.
Deportimi i tyre nga viti 2000 e këtej, ka bërë që të boshatiset komuna e Medvegjës, po të njëjtin fat e pret dhe Preshevën dhe Bujanocin.
Ku në Preshevë dhe Bujanoc u prodhua një deputet shqiptar, për të dëgjuar zërin e shqiptarëve dhe diskriminimin që ndodh ndaj tyre.
Është pjesëmarrje e ulët në votime e shqiptarëve, se në tre komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kemi rreth 100 mijë shqiptarë.
Ka më tepër se 12 mijë vota, por ishim dhe dy lista, lista tjetër nuk arriti të marrë as një mijë vota.
Kryetari i komunës Preshevë, Shqipërim Arifi ka dalë në këto zgjedhje që të pengojë procesin zgjedhor demokratik, që të mos shkojë asnjë shqiptar në Kuvend.
Ai ka thënë se do e mbështeste këtë, nëse gjithë partitë politike, do e vendosnin numrin rendor 1 në një listë të përbashkët për shqiptarët.
Kemi pasur absolutisht mbështetje morale politike nga Tirana dhe Prishtina.
Zgjedhjet ishin lokale në 65 komuna, pasi Serbia ka 176 komuna.
Mbi 50% kanë votuar partinë e Aleksandar Vuçiç, i cili përdor pozicionin e tij si President, për të ndihmuar partinë e tij.



