A ngjajnë Orban dhe Pompeo? Në Brazil nuk i dallojnë dot (FOTO)
Sa ngjan kryeministri hungarez, Victor Orban, me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo?
Për qeverinë e re në Brazil ngjajnë aq shumë sa nuk dallohen nga njëri-tjetri.
Në një postim në Tuiter, qeveria e Brazilit e etiketoi gabimisht Orbanin si Pompeo.
Presidenti i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, e mori detyrën dy ditë më parë dhe në ceremoni ishin të pranishëm edhe Orban, edhe Pompeo.
Gafa në Tuiter shkaktoi "stuhi" në mediat sociale, ndërsa edhe Ambasada Amerikane e vuri në dukje gafën e qeverisë së re të Brazilit.