Paralajmërimet e Princ Harryt për trazirat në Kapitol

Paralajmërimet e Princ Harryt për trazirat në Kapitol

Princi Harry tha se kishte vënë re para se të ndodhte organizimin e trazirave në Kapitol më 6 janar, madje për këtë kishte paralajmëruar edhe shefin e Tëitter-it, Jack Dorsey, se platforma e tij po përdorej për të organizuar një kryengritje.

Duke folur në një panel të quajtur Internet Lie Machine, organizuar nga revista Ëired, ai pohoi se e pa grushtin e shtetit që po vinte në SHBA.

I pyetur nëse kishte folur ndonjëherë me bosët e teknologjisë, Princi Harry tha se kishte qenë në diskutime përmes emailit me shefin e Tëitter, Jack Dorsey përpara trazirave të Kapitolit.

“Jack dhe unë po i dërgonim email njëri-tjetrit para 6 janarit dhe e paralajmërova se platforma e tij po lejonte që të organizohej një grusht shteti. Ai email u dërgua një ditë më parë dhe më pas ndodhi dhe që atëherë nuk kam dëgjuar asgjë”, tha princi.

 Një turmë prej mijëra mbështetësish të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sulmoi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në Uashington më 6 janar, duke kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Gati 700 janë akuzuar për rolin e tyre në trazirat, të cilat janë përshkruar nga zyrtarët

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy