1.2 milionë të ikur në 30 vitet e fundit, Meta: Të ndalohet urgjentisht shpopullimi i Shqipërisë

1.2 milionë të ikur në 30 vitet e fundit, Meta: Të ndalohet urgjentisht shpopullimi i Shqipërisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është një nevojë urgjente dhe për këtë duhet zgjidhje konkrete. Presidenti merr spunto nga një raport i OKB-së në të cilin thuhet se 1.2 milionë persona janë larguar nga Shqipëria në 30 vitet e fundit, nga 1990-2020. Për më tepër në raport thuhet se në dekadat e ardhshme do të largohen edhe 650 mijë të tjerë.

“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!”-shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy