Prej kohësh minatorët në vend kanë organizuar një sërë protestash përmes të cilave kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, rritje e pensioneve dhe kushte më të mira pune.
Kjo kërkesë për ish-minatorin Baftjar Dema, i ftuar në “MCN informacion”, është primar dhe se ne krahasim me kategoritë e tjera, duhet të trajtohen si të tillë në statusin e tyre.
Ne kërkojmë statusin e minatorit. Ne duam të trajtohemi si ish-minator. Kategoria jonë e minatorit është më e rënda, pastaj vijnë këto kategoria e aviatorëve, nëndetëset, prandaj ne duam të trajtohemi me status minatori.
Flas në emër të minatorëve kërkojmë vetëm këtë status, ne jemi të gjithë moshuar, kështu që i i bëjë thirrje qeverisë dhe ta gëzojmë këtë status.
Për z.Dema, minatorët janë të privuar jo vetëm nga statusi i minatorit, por edhe nga fakti se asaj nuk kanë as sindikatë që i përfaqëson.
Është për të ardhur keq se në momentin që del në pension jeni të qeverisë, se nuk kemi sindikatë për mbrojtje më.
Nuk na mbron më pas asnjë sindikatë më. Kështu që kryeministri dhe qeveria të dije se ne jemi pjesëtarë të qeverisë dhe duhet të përgjigjet për minimumin jetik se sa i duhet një minatorit për të jetuar që nga ilaçet që na duhen unë dua 200 mijë lë ilaçe në muaj.
Unë kam filluar nga viti 1971, kam punuar mbi 25 mijë vite në minierën e Bulqizës.



