ShBA/ Kriza e fëmijëve emigrues: 4.5 miliardë dollarë ndihma humanitare (FOTO)

ShBA/ Kriza e fëmijëve emigrues: 4.5 miliardë dollarë ndihma humanitare (FOTO)

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë miratuar 4.5 miliardë dollarë ndihma humanitare për kufirin jugor.

Vdekja e mjaft emigrantëve, së bashku me raportimet për fëmijët e "lënë pas dore" në një stacion patrullimi të kufirit në Texas, kanë nxitur lindjen e një debati të madh.

Por projektligji po përballet me një rrugë të vështirë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Ai po shqyrton një projektligj rival me më pak kufizime se si agjencitë e kufirit mund t’i shpenzojnë paratë.

Versioni i demokratëve, përkundrazi, përmban disa rregulla strikte që përcaktojnë se fondet mund të përdoren vetëm për ndihma humanitare dhe jo "për bastisjet e imigracionit, për shtretërit e paraburgimit, për mur kufitar", një deklaratë nga kryesuesi i komisionit për ndarjet e dhomave Nita Tha Lowey.

Ligji u ashpërsua pasi disa demokratët shprehën shqetësim për sigurimin e fondeve shtesë për agjencitë e përfshira në situatën aktuale, duke përfshirë ato që zbatuan politikën e "tolerancës zero të Presidentit Donald Trump", i cili vitin e kaluar bëri që fëmijët e emigrantëve të ndaheshin nga prindërit e tyre.

Pse ka një krizë politike rreth kufirit?

Politika "Zero tolerancë" e Z. Trump u njoftua në fillim të vitit 2018. Ndjekja penalisht e të rriturive që kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin, pati efektin ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre.

Pavarësisht urdhrit të gjykatës që kërkon që familjet të ribashkohen dhe t'i jepet fund ndarjeve të vitit të kaluar, qindra fëmijë mbeten në strehimore qeveritare, për të cilat publiku, përfshirë gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, kishin pak akses.

Trump fajësoi sërish paraardhësin e tij për ndarjet dhe objektet në të cilat janë mbajtur fëmijët emigrantë.

"Do t'i bashkoj njerëzit, por do të vijnë më shumë njerëz. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer, një punë shumë më të mirë se Obama, e dini, Obama ndërtoi të gjitha ato qeli", u shpreh presidenti për Fox Neës.

Kush vendosi t’i ndante familjet emigrante në SHBA?

Megjithëse është e vërtetë që disa nga qendrat janë ndërtuar në kohën e Presidentit Barak Obama, ndarjet familjare u bënë rutinë pasi u zbatua politika "Zero tolerancë" e Trump-it.

Kjo për faktin se administratat e mëparshme nuk u referohej automatikisht për procedime penale familjeve që hynin ilegalisht në SHBA, çka pastaj kërkon ndarjen e fëmijëve nga prindërit në përputhje me ligjet ekzistuese të SHBA-së në lidhje me fëmijët e emigrantëve.

Kohët e fundit, juristëve iu dha qasje në një objekt në Clint, Texas, nga një gjyqtar. Ata raportuan për mbipopullim dhe kushte të tmerrshme aty brenda, ku  fëmijët nën 10 vjeç kujdeseshin për foshnjat.

Fëmijët ishin "të mbyllur në qeli të tmerrshme me një tualet të hapur në mes të dhomës ku hanë dhe flenë, raporton një nga avokatët për BBC-në.

Pesë pyetje në lidhje me krizën e kufirit

Nga vijnë këta njerëz?

Tradicionalisht numri i madh i emigrantëve ekonomikë meksikanë kanë rënë dhe është zëvendësuar pjesërisht nga një rritje e familjeve me fëmijë nga vendet e Amerikës Qendrore, veçanërisht Guatemala, Honduras dhe El Salvadori.

Pse ikin?

Shumë prej këtyre familjeve po ikin nga varfëria ekstreme ose nga rreziku i dhunës së bandave. Agjencia e OKB-së për Refugjatët i quan këto tri vende "si vendet më të rrezikshme në Tokë",  por avokati i ShBA-së  ka dekretuar se dhuna e bandës zakonisht nuk kualifikon dikë për azil.

Pse ka ende fëmijë të ndarë?

Edhe pse ndarja e familjeve emigrante u ndalua zyrtarisht në qershor të vitit 2018, Neë York Times raportoi se 700 familje ishin ndarë me urdhrin e gjykatës - kur prindërit kanë një dënim penal ose një sëmundje, është një hallë, xhaxhai ose motra që shoqëron fëmijën. Disa prindër mund të jenë vetë fëmijë.

Sa njerëz kalojnë kufirin?

Patrulla amerikane e kufirit thotë se ka bërë 593 507 "kufizime kufitare në jugperëndim" që nga tetori i vitit 2018. Muajin e kaluar, 132 887 persona u ndaluan, duke përfshirë 11 507 fëmijë të pashoqëruar dhe 84 542 që udhëtonin në familje.

Sa njerëz kanë vdekur?

Patrulla kufitare ka regjistruar 283 vdekje në vitin fiskal 2018. Projekti i Emigrantëve të Zhdukur të Kombeve të Bashkuara raporton se deri më tani në vitin 2019, 170 migrantë kanë vdekur ose janë të humbur në kufirin SHBA-Meksikë,  duke përfshirë 13 fëmijë.

Veçanërisht, një debatligjor nga qeveria se aksesi në sapun dhe një furçë dhëmbësh nuk ishin domosdoshmërisht "të kërkuara", ka tërhequr shumë kritika.

Avokatja që i bëri këto argumente teknike postoi më vonë në Facebook, duke e distancuar veten dhe duke thënë se ajo personalisht besonte në "të bërit më të mirën" për fëmijët në kujdes.

Por protestat publike u rigjallëruan të martën pas raportimit se shumë prej fëmijëve ishin kthyer sërish në Clint vetëm disa ditë pasi u transferuan në mes të protestës publike.

Cila ka qenë reagimi?

"Kjo situatë është abuzim i fëmijëve. Është një mizori që shkel çdo vlerë që kemi, jo vetëm si amerikanë, por si qenie morale", tha kryetarja demokratike Nancy Pelosi.

Por homologu i saj republikan në Shtëpinë, Kevin McCarthy, u përgjigj se "pas disa javësh duke mos bërë asgjë dhe duke mohuar se ekziston një krizë, ata po ofrojnë legjislacion të gabuar dhe krejtësisht politik".

Mjaft trupa, duke përfshirë ato të foshnjave dhe fëmijëve, janë zbuluar në kufi në ditët e fundit, kur disa emigrantë vendosën të kalonin në ShBA në mënyrë të paligjshme, duke shmangur sistemin formal të emigracionit.

Një fotografi e një babai dhe të bijës të shtrirë në ujërat e lumit Rio Grande tronditi publikun e mbarë botës. Në fotografi, Valeria dyvjeçare ka një krah të mbështjellë rreth babait të saj, Óscar Alberto Martínez Ramírez, teksa të dy shtrihen të vdekur në breg.

Publikuar nga Associated Press të martën, fooja u krahasua me foton e djalit të ri sirian Alan Kurdi, i cili u bë simbol i kostos njerëzore të luftës në Siri.

Në mes të një proteste të madhe publike rreth kushteve me të cilat ballafaqohen fëmijët migrues, komisioneri John Sanders, i cili vepron për Mbrojtjen e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, tha se do të largohej. Ai do të zëvendësohet nga Drejtori i ngarkuar i Emigracionit dhe Doganave, Mark Morgan. /BBC, përgatiti Erina Çoku/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy