Ghori: Çdo njeri në një moshë të caktuar zgjedh fenë e tij. Nuk ka asnjë ajet që pohon se kush braktis fenë, duhet të vritet

Ghori: Çdo njeri në një moshë të caktuar zgjedh fenë e tij. Nuk ka asnjë ajet që pohon se kush braktis fenë, duhet të vritet

Teologu Samad Ahmed Ghori thotë se nuk e shikon dot shpirtin e tij pa fe, duke nënvizuar se shpirti kërkon rrugën drejt krijuesit, ndërkohë që përjashton mundësinë që të braktisë islamin.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, teologu indian u shpreh se, nëse e njeh ekzistencën e shpirtit për të është e natyrshme që të shkojë drejt krijuesit.

Sipas tij, njeriu që nga lindja kërkon nënën, pastaj babanë, pastaj lodra, shokët, shkollën, është në kërkim të një të dashuri më të madh vazhdimisht.

Çdo njeri kur arrin në moshën e pjekurisë i japin mundësi rrethanat, shoqëria dhe intelekti që të marrë një drejtim të caktuar dhe shumë herë ndodh që në shumë çështje që në fëmijëri mendojmë në një mënyrë të caktuar, kur jemi të rritur mendojmë ndryshe. Çdo njeri në një moshë të caktuar vendoset përballë zgjedhjes së fesë së tij.

Shqipëria gjashtë dekada ka pasur ateizëm total në komunizëm. Sot ka shumë myslimanë të sinqertë. Nga ka ardhur ai besim? Nga komunizmi nuk mund të vinte. I sinqertë do të thotë me krijuesin, me krijesat, domethënë edhe me vetveten.

Një mysliman nuk është i frikësuar, por edhe më i lirë sepse ai nuk e ndjek rrymën, por vendos ashtu siç i thotë zoti, Kurani. Ai ka fituar lirinë, sepse njeriu do të zgjedhë, nëse nuk e zgjedh Zotin sipas Kuranit, do të zgjedhë një zot tjetër.

Është e pamundur që njeriu të mos zgjedhë një të dashur. Ka disa rryma që nuk ndjekin ndonjë fe, por besojnë në ekzistencën e shpirtit. A ka një destinacion shpirti? Kjo është pyetja bazë që duhet zgjidhur.

Pastaj vjen pyetja për botën tjetër se çfarë do të ndodh. Nuk ka asnjë ajet të vetëm që pohon se kush braktis fenë, duhet të vritet, përkundrazi.

Një ajet thotë ata që besojnë pastaj mohojnë, pastaj mohojnë, pastaj besojnë dhe pastaj mohojnë, Zoti i ka mallkuar. Dënimin Zoti e merr përsipër nuk ia jep të drejtën njeriut të dënojë se pse braktisi fenë e Zotit.

Vetë shkruesi i Kuranit, njëri prej shkruesve e braktisi islamin, largohet nga Medina, jeton në një qytet tjetër, shkon në Mekë, kthehet sërish dhe pranon islamin. Nëse ekziston kjo traditë, mund të vritej.

Parimi bazë është Kurani. Ka mundësi që ta kenë braktisur islamin për shkak se kanë parë modelin e keq të disa myslimanëve.

Nëse jetojnë në një shoqëri të tillë mund të paramendojë që një shoqëri mund të jetë e tillë që iu bën trysni njerëzve të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy