Bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. bazë ditore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra.
Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.
Ndërkaq jetën e kanë humbur katër persona, një 72 vjeçar dhe një 84 vjeçar nga Shkupi, një 62 vjeçar nga Gostivari dhe një 66 vjeçar nga Shtipi.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.
Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 11.839 persona. 7.664 pacientë janë shëruar kurse 527 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 3648 raste aktive me Covid-19.



