Të shtunën që lamë pas Ministria e Brendshme në Itali ka raportuar 5000 gjoba për shoferët që kanë lëvizur pa arsye dhe 50 gjoba për persona të infektuar që kanë thyer urdhrin e vetëkarantinës, duke u bërë rrezik për të tjerët.
Ishte një ditë "e zezë". Në 28 Mars, e Shtuna e parë pas hyrjes në fuqi të dekretit të ligjit që parashikon sanksione nga 400 deri në 3,000 euro për ata që shkelin ndalimet e udhëtimit për të ndaluar infeksionin me koronavirus, 4,942 persona u zbuluan se nuk ishin në rregull. Pothuajse dyfish një ditë më parë, edhe pse janë bërë më pak kontrolle.
Rreziku që i kanoset Italisë nga dalja qoftë edhe me doreza dhe maska vazhdon të jetë shumë i lartë. Kjo është arsyeja pse Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese ka vendosur të forcojë më tej pikat e kontrollit në të gjithë Italinë, duke përfshirë gjithashtu oficerët e policisë bashkiake me funksione të sigurisë publike. Dhe për shkak se dekreti që do të nënshkruhet në 3 Prill nuk duhet të përfshijë asnjë lëshim në krahasim me bllokimin aktual që është në fuqi.
5000 persona shkelën rregullat
Më 26 Mars, ditën e parë pas dekretit të ri që zëvendësoi kërkesën penale me sanksionin administrativ, u kontrolluan 183.578 qytetarë në të gjithë Italinë dhe vetëm 1.515 nuk ishin në gjendje të justifikonin daljen nga shtëpia. Të nesërmen, të Premten, pati 210.365 kontrolle dhe 2.783 gjoba me një përqindje që mbeti konstante. Rritja erdhi të Shtunën kur numri i të ndaluave ra në 203.011 por "të parregullt" ishin 4,942 qytetarë. Qytetarë të cilët, megjithë ndalimet dhe mbase të tërhequra nga dita e bukur, kanë injoruar të gjitha masat e kontrollit dhe kanë lëvizur me makinë apo në këmbë. Ata shëtitën me arsyetimin e blerjeve ose për të vizituar një të afërm të moshuar ose të sëmurë. Dhe ka edhe nga ata - 50 prej të cilëve janë raportuar pozitivë me Covid-19 dhe tani rrezikojnë të gjykohen./Corriere.it/



