FMN: Inteligjenca Artificiale do të prekë 60% të vendeve të punës në ekonomitë e përparuara

FMN: Inteligjenca Artificiale do të prekë 60% të vendeve të punës në ekonomitë e përparuara

Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (AI) mund të ngrejë shqetësime, por gjithashtu mund të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme pasi rritja në ekonominë globale ka qenë shumë e dobët vitet e fundit.

Kështu tha drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, gjatë një interviste për AFP-në.

Georgieva foli pas publikimit nga institucioni i saj i një raporti kushtuar ndikimit të AI në punësim dhe ekonominë globale, përpara takimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas këtij raporti, AI do të ketë pasoja për 60% të vendeve të punës në ekonomitë e përparuara.

“Në botë, 40% e vendeve të punës do të preken. Dhe sa më i aftë të jeni në një punë, aq më shumë do të jetë kështu. Pra, për ekonomitë e përparuara dhe në disa vende në zhvillim, 60% e vendeve të punës do të preken”, deklaroi Kristalina Georgieva, duke kujtuar se ky ndikim mund të përkthehet edhe në rritje të të ardhurave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy