Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Ruçi: Ka pasur përpjekje që e reja të ndryshojë dëshminë dhe kërcënime ndaj mediave (VIDEO)

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Ruçi: Ka pasur përpjekje që e reja të ndryshojë dëshminë dhe kërcënime ndaj mediave (VIDEO)

Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri, të akuzuar për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e një 26-vjeçareje pak ditë më parë në Vlorë kanë mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Po ashtu do të jepet masa e sigurisë dhe për Gentjano Mehmetin, i cili vazhdon të jetë në arrati, dhe për personin e katërt të përfshirë në krim me inicialet  V.K.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’  për 4 personat e akuzuar.

Policia vijon kërkimet për dy personat që ndodhen ende në arrati. 

26-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës dhe po mbahet në reanimacion për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore që ka paraqitur.

Korrespondenti i MCN Tv në Vlorë, Edi Ruçi thotë se ka pasur tentativa dhe nga familjarët e 4 të akuzuarve që 26-vjeçarja të ndryshojë dëshminë.

Në komunikatën e parë Policia e Vlorës  tha së ndaj 26-vjeçares është kryer marrëdhënie me forcë nga 3 persona, shtetasit A.C, O.T, dhe G.M pa përmendur personin e 4-ët të përfshirë. Informacionet nga gazetarë të Vlorës kanë detyruar policinë të nxjerrë dhe personin e 4-të të përfshirë, shtetasin V.K.

Ka pasur kërcënime të vazhdueshme dhe ndaj mediave që këta të fundit të mos e jepnin lajmin, apo të mos e pasqyronin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy