
Rritja e numrit të kriminaliteti në vend, dukshëm po vërehet edhe nga autorët më të rinj, që janë të miturit.
Besmira Muçaj, ish-psikologe pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, tha se lidhur me faktin e rritjes së kriminalitetit të të miturve në vend, mungojnë qendrat e riedukimit dhe ato sociale në vend.
Sipas saj, krahas kontrollit në familje dhe nga prindërit, kërkohet edhe një sistem social të kontrolluar në shkolla.
Temat e tilla janë alarm jo vetëm për shoqërinë tonë, për prindërit, për mënyrën se si qeveriset, por edhe për masat që ne duhet te marrim, kryesisht për ngritjen e qendrave të riedukimit dhe të qendrave sociale në vend. Sigurisht krimet e të miturve kanë marrë përmasa të mëdha duke u nisur edhe nga statistikat e kohëve të fundit lidhur edhe me aksidentet në rrugë.
Prindërit duhet luajtur rol parësor në edukimin e tyre, këtu vijnë edhe se si përcjellim mënyrën e prindërimit, atyre çdo gjë u lihet gati, kjo gjë e dëmton adoleshentin.
Unë mendoj se të miturit e përfshirë kryesisht në vepra penale dhe janë përsëritës të këtyre veprave, kanë informacion për lehtësirat që u takojnë, ky kod u jep të miturve shumë të drejta, pasi për ti respektuar ato duhet të vazhdojnë shkollën, si dhe të ketë një sistem social të kontrolluar në shkollë.



