Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet do të hapet vitin e ardhshëm. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj në ditën e festës së Kurban Bajramit ndërsa ishte për vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Veliaj tha se Xhamia do të ketë edhe një muze të bashkëjetesës fetare i cili do të jetë unik në të gjithë Evropën.



