Sokolaj: AKU, një institucion në pikë të hallit

Sokolaj: AKU, një institucion në pikë të hallit

Granit Sokolaj, nga qendra Alert, pret që ligji i ri për reformimin e inspektorateve do të përmirësojë punën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në studion e MCN, ai tha se ligji për ushqimin ka nevojë për rishikim.

AKU është një institucion në pikë të hallit. Shpresoj të kalojë ligji për reformimin e inspektorateve. Shpresoj të ketë një shkundje të të gjitha inspektorateve. Ka një handikap ligjor në ligjin për ushqimin. Një njeri që shkel ligjin, duhet të lejohet? Ky ligj nuk të detyron dhe nuk të lejon të dalësh jashtë asaj që parashikon. Ai që shet një produkt të pakontrolluar duhet të lejohet? Duhen bërë ndryshime ligjore.

Sokolaj tha se institucionet që duhet të mbrojnë konsumatorin janë të politizuara.

Nëse një specialisti në Ministrinë e Bujqësisë i kërkohej llogari në fundjavë sa share ke bërë në Facebook. Nuk është legjendë as barcaletë. Është këshilltar ministri që merrej me sa share bën stafi i ministrisë.

Duke u ndalur te vezët, Sokolaj tha se më të pasigurta janë ato që gjenden në dyqanet e vogla dhe në pikat e shumicës.

Mënyra sesi mjekohen pulat, padija e fermerit, mungesa e informacionit. Vezët e hapura mund të gjenden herë pas here edhe në pika shumice, në kohën e gripit të shpendëve, përveç importit skandaloz, mund t’i kenë marrë dhe atëherë. Janë në markete të vogla, në pika shumice. Problematikën më të madhe e kanë pikërisht këto fermat me 1000-2000 pula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy