Shkarkimi i Kokëdhimës, zbulohet kërkesa e anëtarëve të Asamblesë së PS-së

Shkarkimi i Kokëdhimës, zbulohet kërkesa e anëtarëve të Asamblesë së PS-së

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të zgjedhur strukturat e saj. Një nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

“BalkanWeb” ka zbardhur kërkesën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për shkakrimin e tij. Në tekstin e kërkesës thuhet se Kokëdhima prej disa muajsh ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.

KËRKESA

Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti”: Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë;

Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë: Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH­së.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy