Projektet për energjinë, Tomorri: Nuk janë garanci se po kthehemi në lojtar me peshë në rajon (VIDEO)

Projektet për energjinë, Tomorri: Nuk janë garanci se po kthehemi në lojtar me peshë në rajon (VIDEO)

Interesi i disa kompanive amerikane për projekte në fushën e energjisë është sipas gazetarit Klodian Tomorri një zhvillim pozitiv. Megjithatë, ajo që mbetet për t’u parë me kujdes është se sa këto projekte do të implementohen efektivisht, duke u bërë rentabël.

Janë kompani të angazhuara me projekte apo vlerësime potenciale për projekte. Bektel po studion mundësinë e HEC të Skavicës. Është edhe Exxon Mobile, e përfshirë në një projekt me gazin në Vlorë. Janë këto kompani dhe fakti që ka interes të madh të kompanive amerikane është pozitive. Por prania e tyre nuk është garanci që do të shndërrohen në projekte rentabël. Kompanitë vijnë dhe promovojnë projektet e tyre, por deri në realizimin e tyre ka shumë gjëra për t’u arritur. Thjesht prania e këtyre kompanive nuk është garanci që Shqipëria po shndërrohet në lojtar të energjisë në rajon.

Sipas Tomorrit, nëse ka pasur ndërmjetësim të ambasadores amerikane për këto kompani, atëherë kemi të bëjmë me diplomaci ekonomike.

Projektet janë Skavica, prodhimi i energjisë nga anijet në Vlorë dhe adaptimi nga naftë në gaz. Nuk e di cila nga këto projekte është negociuar nga zonja Kim. Ajo është në të drejtën e saj për diplomacinë ekonomike. Kjo është paketa e projekteve amerikane që flitet në Shqipëri. Janë këto projekte që synojnë të shkëpusin apo të ulin varësinë e Shqipërisë nga tregjet ndërkombëtare të gazit.

Projektin për lidhjen e TAP me portin e lundrueshëm LNG nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë, Tomorri e sheh si ambicioz, por e vë theksin te kostoja dhe përfitimi që do të sjellë ai, të cilat për momentin mbeten ende të paqarta.

Është një projekt ende në fazë studimi. Ideja është të ndërtohet një port i lëvizshëm në Vlorë. Ky gaz rigazifikohet dhe transportohet përmes një tubacioni nga Vlora në Fier përmes tubacioneve të TAP. Gjithë këto projekte kërkojnë shuma marramendëse parash dhe investimesh. Është e thjeshtë të bësh projekte gjigante. I gjithë thelbi është ekonomia. Ku do të gjenden paratë dhe sa këto projekte do të sjellin. Nuk mund të bëhen llogaritë tani. Sa herë që ka kriza në një sektor të caktuar, të gjithë rendin për të ndërtuar burime të reja energjie.   

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy