Buxhuku: Ndërprerja e flukseve të ndërtimit do ishte fatale për ekonominë shqiptare

Buxhuku: Ndërprerja e flukseve të ndërtimit do ishte fatale për ekonominë shqiptare

Ndërsa ka qenë tre-katër vitet e fundit motori i zhvillimit të ekonomisë, sektori i ndërtimit e ka nisur vitin 2025 me rënie të pritshmërive. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim ra me 4.1% pikë përqindjeje në muajin janar.

Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ u shpreh se dhe këtë vit ne kemi pasur një rritje me 10-15% dhe kjo nuk është e vogël.

Ai tha se ekonomia është informale dhe kjo përbën një shqetësim të madh për ekonominë shqiptare nëse ndërpritet fluksi i parave të pista që na vijnë nga jashtë.

Ku dallojmë realitetin me rënien e besimit, në këtë rast janë matje të cilat janë bërë nga banka e Shqipërisë.

Unë vë një pikëpyetje të madhe të besimit lidhur me këto kalkulime, në tërësi do thosha se i besoj më tepër fakteve reale dhe interesante është fakti që ne dhe këtë vit kemi rritje me 10-15% të çmimit dhe kjo është e lartë rritje brenda një viti. Natyrisht nuk mund të jetë me 30-40%, por dhe në kushte normale 10-15% është e lartë.

Tjetër duhet të kemi parasysh që në këtë pikë ka ndikuar mjaft problemi i efektit të rivlerësimit të banesave dhe çdo njeri normal nuk është i prirur ta bëjë transaksionin sot sepse pret të paguaj më pak  taksa nesër, pra duhet parë dhe në këtë aspekt.

Lidhur me flluskën, Shqipëria është në rast përtej normalitetit. Pra nqs në ekonominë reale, formale ke burs, historik normal, argument ke dhe pritshmëri, por informaliteti është ajo që ti je përballë të papriturës.

Nëse themi se këtu një pjesë e madhe të këtyre ndërtimeve financohet në bazën më të madhe nga të ardhura informale që në këtë moment je përballë të papriturës dhe kompanitë kanë nisur ta ndjejnë ftohjen e cila vjen për dy arsye, njëra janë kushtet e brendshme dhe e dyta mendoj se një masë shtrëngimi e shteteve të tjera se nga vijnë këto të ardhura dhe është gjithnjë më e vështirë për ekonominë tonë nëse ndërpriten këto para të pista.

Më tej ai shtoi se rritja e pasurive të paluajtshme ka kaluar në 200% në 10 vitet e fundit, teksa theksoi se ekonomia shqiptare është e drejtuar 25% drejt ndërtimit dhe turizmit.

Shqipëria ka pasur gjatë këtyre viteve një rritje që shkonte nga 2-3.5%, ndërkohë që shohim se çmimet e pasurive të patundshme mund të kenë kaluar dhe 200% në 10 vitete e fudnit. Kjo tregon se ato burime financimi investohen në ndërtim sepse blerja është finalja, nuk janë nga burime formale por nga ato informale dhe kjo është pak e rrezikshme që kërcënon jo vetëm ekonominë shqiptare por dhe biznesin dhe rendin kushtetues.

Ekonomia shqiptare sot është bazuar 25% në ndërtim dhe turizëm, këtu kanë kaluar, ndërsa sektorët e tjerë kanë rënë në mënyrë drastike. Kanë kaluar këtu sepse në fushën e ndërtimit është mundësia më e madhe për të bërë pastrimin e parave, në këtë sektor ndihen të sigurtë.

Tani kur ti ke një ekonomi në masën e 25% varet nga këto dy shtylla, imagjinoi një moment kur një pjesë e madhe e këtyre investimeve bëhet multiplikimi i parasë, ty të rrezikohet ekonomia e Shqipërisë dhe kjo është delikate.

Në fillimet kur u ndje rritja e sektorit të ndërtimit bankat nuk ishin të ekspozuara në sasi të mëdha por më pas, sa më tepër forcohej kontrolli filloi dalëngadalë të futet në lojë dhe sistemi bankar dhe sot qoftë dhe për të justifikuar transaksionin, dhe kjo e bënë shumë të rrezikshme vazhdimësinë. Pra kjo ndërprerje e të ardhurave informale rrezikon jo vetëm xhepin e individit por dhe sistemin bankar.

Ekonomia është si hallkat e një zinxhiri, mund të mos jesh në sistem të zinxhirit të pasurive të patundshme por rënien do e përjetosh. Kur fillon rënia ajo ndjehet në të gjitha drejtimet aq më tepër kur futet në lojë dhe sistemi bankar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy