Një autobus shkolle përplasi një turmë njerëzish duke vrarë të paktën 11 persona, përfshirë pesë studentë, në provincën Shandong të Kinës, raportojnë mediat shtetërore.
Disa të tjerë mbetën të plagosur, duke përfshirë një në gjendje kritike. Autobusi duket se është përplasur me nxënësit dhe prindërit teksa ata po qëndronin jashtë portave të një shkolle në qytetin Tai'an.

Drejtuesi “ka humbur kontrollin” e mjetit, raportojnë mediat shtetërore, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes. Nuk dihet nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme.
“Deri më tani, gjithsej 11 persona kanë vdekur (përfshirë gjashtë prindër dhe pesë studentë),” konfirmoi media shtetërore kineze, pasi autobusi goditi një grup prindërish dhe fëmijësh në anë të rrugës.
Dymbëdhjetë të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Imazhet dhe videot e incidentit po shpërndahen në rrjetet sociale, duke treguar njerëz që duken të bllokuar nën automjet.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi studentët u kthyen në shkollë për fillimin e vitit të ri akademik.




