27-vjetori i masakrës së Srebrenicës/ Numanoviç: Serbia dhe Rusia duan destabilizim të rajonit (VIDEO)

27-vjetori i masakrës së Srebrenicës/ Numanoviç: Serbia dhe Rusia duan destabilizim të rajonit (VIDEO)

Në 27-vjetorin e masakrës së Srebrencisës, Bosnja ka mirëpritur rezolutën e parlamentit të Shqipërisë që dënoi vrasjen e mbi 8 mijë burrave dhe grave myslimanë. Sead Numanoviç, analist dhe gazetar në median e shkruar thotë për MCN se qëndrimi i opozitës shqiptare është për t’u vlerësuar.

‘’Shpresat këtu në Bosnje e Herzegovinë për rezolutën në Shqipëri ishin të larta që kur rezoluta u propozua nga opozita në parlament, por u refuzua nga mazhoranca e Edi Ramës. Më vjen keq ta them, por u zhgënjyem shumë nga vendimi i shumicës së Ramës, por më mirë vonë se kurrë. Për mendimin tim, opozita tregoi seriozitet duke votuar rezolutën e dytë. Lanë mënjanë interesat politike personale kundrejt qeverisë dhe Edi Ramës, prandaj mendoj se kreditet për miratimin e rezolutës shkojnë për opozitën. ‘’, u shpreh Numanoviç.

Por sa i fortë është ndikimi i Rusisë në Bosnjë e Ballkan. Numanoviç thotë se goditjet  e para destabilizuese po jepen në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi.

 “Nga njëra anë ndikimi i saj forcohet, por nga ana tjetër dobësohet. Kjo lidhet e gjitha me Bashkimin Europian. Në Samitin e fundit, të gjashta vendet u zhgënjyen, sidomos Shqipëria e Maqedonia e Veriut që nuk morën dot dritën jeshile për negociatat. Ju e shihni, në Shkup nisën protestat për propozimin francez, kjo është një mundësi për Rusinë që pa diskutim do e përdorë. Edhe në Mal të Zi, ditët e fundit po shohim një destabilizim që po vjen vetëm nga ndikimi i lartë rus. Brukseli duhet të gjejë një rrugë, pasi në Ballkan besimi ndaj BE është në kuotat më të ulëta historike. Pra, me pak fjalë jemi në duart e Moskës, Brukselit, Londrës, Berlinit dhe Uashingtonit.”, vazhdoi Numanoviç.

Sa i përket Turqisë, Numanoviç nuk sheh asnjë rrezik edhe pse nuk e mohon ndikimin e madh të Erdogan.

“Nuk shoh rrezik nga Turqia ende. Problemi aty është me partinë në pushtet, inflacioni në Turqi është shumë i lartë. Erdogan ka humbur popullaritet. Turqia ka çështjet e veta që duhet ti zgjidhë, prandaj nuk mendoj se është shumë e përqendruar me atë që ndodh në Ballkan, edhe pse është shumë prezente. Por nuk është si Rusia. Rusia ka përfaqësuesit apo kukullat e veta në Ballkan, që punojnë për Putinin vetëm për të destabilizuar rajonin. Dhe ndikimi do të shihet jo vetëm në muajt, por dhe vitet e ardhshme.”, përfundoi Numanoviç.

Për Numanoviç, rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet i rrezikuar, për sa kohë Brukseli nuk i jep zgjidhje vendeve të rajonit, duke i lënë edhe më shumë në një det të hapur ku Rusia mund të përfitojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy