Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 4 kg kokainë të pastër si dhe dy kg marijuanë në Forli Cesena, Në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë, Fatos Sadiku, 33 vjeç, Luan Kasalla dhe Fisric Sulmina, 36 vjeç.
Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se të arrestuarve u janë sëkuestruar 30 mijë euro në dorë si dhe mjetet për të konfeksionuar drogën, një veturë dhe një telefon.
Operacioni u ndërmor kur hetuesit ndoqën Kasallën deri në shtëpinë e tij. Më pas makinës së Kasallës iu afruan dhe dy shqiptarët e tjerë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur poshtë tapeve, transmeton Ora News.
Hetuesit janë të sigurtë se kanë shkatërruar një ndër bandat më të rrezikshme të shpërndarësve të drogës që është aktive në Romanja.



