Analisti Denis Dyrnjaja, për çeljen e fushatës nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore thotë se duhet parë se sa ka efekt slogani.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se ka pasur një lloj përpjekje për të bërë një lloj sinkronizimi në mënyrën se si Donald Trump iu afrua republikanëve, por shtoi shqiptarët nuk janë republikanë.
Sipas tij, ne kemi një mentalitet ndryshe, jemi europianë dhe mesdhetarë dhe kemi perceptime të ndryshme dhe përftime të ndryshme të mendësisë, sloganeve dhe qëllimeve.
Dyrnjaja shtoi se që nga viti 2013 shqiptarët janë të paparashikueshëm dhe mund të të vrasin politikisht me votë.
Në Amerikë një slogan i tillë mund të ishte shumë efektiv, por për Shqipërinë mund të duket qesharak.
Zakonisht sloganet krijojnë dhe një lloj atmosfere, për parafytyrimi për fitore, para përgatisin atmosferën e fitores.
Shqiptarët nga 2013 kanë treguar se mund të jenë të paparashikueshëm, mund të të vrasin politikisht me votë.
Janë dembelosur nëpërmjet zhgënjimit që ka shkaktuar politika për ta, nëpërmjet premtimeve butaforike të fryra. Njerëzit në heshtje mendojnë dhe veprojnë.
Është mandati i katërt një peshë e rëndë në supet e PS, jo pa qedere, jo pa dëme.
Opozita ka qenë e pa orientuar në mënyrën si ka vendosur objektivat e saj elektoral.
Ishte një dyjëzim mes premtimeve të pabazuara në një faturë financiare, në një kontekst që të jetë e kuptueshme dhe e besueshme për njerëzit.
Nëse i dëgjon janë premtime shumë të mira. A janë të realizueshme, kjo është pyetja? Çfarë fature financiare kanë për tu realizuar. Gati gati janë si dëshira, jo si premtime reale.
Mbi ç’bazë doli paga mesatare 1200 euro, që të jetë e besueshme dhe bindëse. Si do i anulosh koncensionet që janë me vendim parlamenti? Ai të hedh në arbitrazh dhe të merr miliarda.
Kur ti më thua këtë, duhet të më bindësh si do e bësh, nuk jam kundër që të bëhet. Inceneratori i Sharrës, vazhdon të marrë para, ndërkohë që nuk ka incenerator, ndërkohë që mali i plehrave mbulohet me dhe. Dhe aty ndodh kontaminimi i ujërave. Ka një logjikë rrugëtimi si shkohet nga pika A në ZH.
Premtime populiste mund të jepen pa fund por ka një logjikë. Partia Demokratike e ka mbështetur gjithë idenë e fitores te Chris La Civita.
Për muaj me radhë Rama i thotë Berishës, bufi, bufi. U desh të vinte La Civita që të thoshte që bufi ha miun. U gëzuan të gjithë ata te PD që të gjenin përgjigjen për Ramën.
Imagjino çfarë varfërie kreativiteti. Ata nuk gjetën asgjë për t’iu përgjigjur Ramës. Personifikimi i liderit të opozitës është një bullizim politik.
Berishën mund ta krahasosh me çfarë të duash, por jo me buf, për fuqinë që ka dhe vitalitetin që ka. Nëse ka një gjë që nuk i rri si konfigurim është bufi.
Megjithatë nga ana tjetër e meriton gjithë aureola që ka përreth Berisha bufërinë, se nuk e gjen një kundërpërgjigje ndaj Ramës.
Tani duhet të presim La Civita të vijë nga Amerika që të na thotë që bufi ha miun. Ka ndryshuar e gjithë mënyra se si shqiptarët përthithin politikën.
Jemi në vitin 2025, kemi 35 vjet demokraci dhe tani nuk na bën përshtypje asgjë dhe nuk do na bëj përshtypje as prezenca e zotit La Civita dhe nuk është se do na bëj ndonjë surprizë.
Do rrijë, do japë ca orientime standarde që nuk besoj se do kenë efekt elektoral, se njerëzit e kanë paracaktuar tashmë votën e tyre se kujt do ia japin.
Të mos mendojnë se do presin këto 30 ditë. Rezultati i zgjedhjeve është përcaktuar që tani për mua. Të gjithë po bëjmë me sikur do presim se kush do vazhdojë.
Sot është 11 prilli në vitin 1985 ka vdekur diktatori Enver Hoxha, përkojnë datat në mënyrë rastësore, për 5 vjet Berisha bën 40 vjet në politikë.
Me gjasë them se Berisha nuk do ikë as pas 12 majit, pavarësisht dhe rezultatit. Opozita duhet të kishte përcaktuar qartë objektivat e saj elektoralë, denoncimet kryesore, siç Rama ka përcaktuar integrimin në BE. Opozita duhet të përdorte një strategji tjetër ose do merrej me premtimet ose me denoncimet, çfarë bën më shumë efekt.
Duhej përcaktuar strategjia se si duhej vepruar. Sot Berisha nuk duhet të nxirrte aty 100 e ca kandidatë në podiumin e prezantimit, pro duhet të nxirrte qeverinë e koalicionit që përfaqëson.
Kush është Kryeministri dhe grupi që do qeverisë. Kjo do ishte një gjetje për të fituar besimin e publikut. Ta kishte gati, kjo do jetë qeveria ime. Do ishte realist.
Qeveria në hije quhet në të gjithë botën, të paktën disa nga kryesorët, ministri i Financave, ministri i Jashtëm, ministri i Brendshëm. Mund ta bënte strategjinë më serioze dhe më të shikueshme.
Vërtetë Berisha është ky që është, por mund të thuash që grupin e ka zgjedhur të mirë. Rama zgjedh njerëz pa asnjë lloj identiteti politik, se vendos vetë do që t’i urdhërojë vetë.
Natyrisht ata firmosin, se ata shkojnë dhe në SPAK kur hanë kumbulla dhe dardha pas kurrizit të tij. Por në kontekstin si qeveris Rama janë ca askusha dhe Rama.
Berisha duhet të bënte të kundërtën, se njerëzit thonë se ky është i vjetër dhe i lodhur politikisht, por ka zgjedhur njerëz me vlera.
Nëse do dalë Flamur Noka ministër i Brendshëm, apo Albana Vokshi ministre Shëndetësie, demoralizohesh fare.
Nuk kam asgjë me emrat e tyre, por e kam si shembull, se jo më kot janë në listë të sigurt.
Ndërsa duke folur për fushatën e Kryeministrit Edi Rama, Dyrnjaja tha se në mënyrë të përsëritur vazhdon të bullizojë burrat, i ngre gratë lartë sikur burrat janë kot pa to.
Mediat në një shtet tjetër ta cilësojnë si një gafë të pafalshme elektorale, nuk mund ti trajtosh njerëzit si specie dhe krijesa që kanë probleme boshllëku dhe kreativiteti sikur janë pjesë margjinale e shoqërisë.
Simbolika që kishte Rama ishte e gjetur, goditëse, interesante, premtimi varet nga ne, qoftë dhe vota e 11 majit, edhe sikur të jetë votë masive plebishitare, kjo nuk përcakton se çfarë vendos BE për integrimi.
Premtimi është populist dhe maskon premtimet e tjera që janë mbivendosur fushatë pas fushate.
Të premtosh ujin e pijshëm mandat pas mandati, atëherë të duhet një premtim i madh që të mbulosh gjithë këto të tjerat.
Rama kërkon një mandat të katërt se ka një ego personale, a e ka me Putin, a me Kim Jong Un. Nuk e dimë në do e mbyllë në 2029, se ka thënë që në 2030 do iki.



