Rusia i ofron një reaktor të vogël bërthamor Elon Musk

Rusia i ofron një reaktor të vogël bërthamor Elon Musk

Rusia mund të furnizojë një reaktor bërthamor të vogël për misionin e planifikuar të Elon Musk në Mars, tha i dërguari special i Vladimir Putin për bashkëpunimin ndërkombëtar, Kirill Dmitriev.

Sipas Dmitriev, Moska mund të diskutojë propozimin me Musk përmes video-konferencës. Kjo është hera e dytë brenda muajit që zyrtari rus përmend bashkëpunimin e mundshëm me themeluesin e SpaceX.

Propozimi vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur bisedimet me Rusinë për të ngrohur marrëdhëniet dypalëshe, të cilat kanë arritur në nivelet më të ulëta historike për shkak të luftës në Ukrainë.

Pavarësisht sanksioneve që mbeten në fuqi, Moska po kërkon të forcojë bashkëpunimin ekonomik me Uashingtonin.

Musk, i cili mban një marrëdhënie të ngushtë me Trump, ka thënë se raketa Starship do të niset në Mars deri në fund të vitit 2026, pavarësisht dështimeve të testeve dhe rezervave të ekspertëve për afatin kohor.

Në një postim në Platformën X, ai tha se zbarkimet njerëzore mund të ndodhin që në vitin 2029.

Musk ka folur gjithashtu edhe për ndërtimin e një “qyteti të vetë-mjaftueshëm” në Mars brenda rreth 20 viteve, i cili do të kërkonte një burim të qëndrueshëm energjie.

Duke folur në margjinat e Forumit Arktik në Murmansk  Dmitriev, i cili drejton një fond investimi që tërheq kapital të huaj tha se: “Rusia mund të ofrojë një termocentral bërthamor në shkallë të vogël për një mision në Mars dhe aftësi të tjera të avancuara teknologjike”.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia ka “teknologji bërthamore që ne i konsiderojmë të zbatueshme” dhe e përshkroi Musk si një “vizionar të madh”, duke nënvizuar rëndësinë e punës me të.

Ish-kreu i Roscosmos, Yuri Borisov, tha vitin e kaluar se Rusia dhe Kina po konsideronin instalimin e një termocentrali bërthamor në Hënë në periudhën 2033-2035, me synimin për të krijuar potencialisht vendbanime të përhershme hënore.

Rusia kishte njoftuar në vitin 2022 se do të nisë programin e saj Mars, pas pezullimit të misionit të përbashkët me ESA për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy