Biden kërcënon kompanitë e naftës: Çmime më të ulëta ose taksë mbi fitimet shtesë

Biden kërcënon kompanitë e naftës: Çmime më të ulëta ose taksë mbi fitimet shtesë

Sipas Presidentit amerikan Joe Biden, "fitimet e industrive të naftës së kohëve të fundit janë të përmasave skandaloze".

Për këtë, shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se nëse i ashtuquajturi Big Oil “nuk ndryshon diçka, do të paguajnë një taksë më të lartë për fitimet shtesë”.

Kompanitë, tha Biden duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, "kanë mundësinë të ulin çmimet për konsumatorët. Përndryshe, ata do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera."

"Jepini pak afat konsumatorëve," këmbënguli ai, duke iu drejtuar drejtpërdrejt industrive të naftës. Presidenti u bëri thirrje kompanive të mëdha të naftës që të "ndalojnë përfitimin nga lufta" në Ukrainë, duke kujtuar se që kur Rusia pushtoi vendin, çmimet e benzinës në SHBA janë rritur në qiell.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy