Është fakt se meshkujt kanë më shumë gjasa të kenë më shumë rënie të flokëve sesa femrat dhe fatalisht, të kenë njolla tullace në kokën e tyre. Por rrallimi i flokëve dhe rënia e flokëve janë të shpeshta edhe tek femrat, për të cilat zakonisht është një çështje më e “ndjeshme” për pamjen e tyre.
Shihni 5 shkaqet kryesore që si meshkujt ashtu edhe femrat kanë rënie të flokëve
Rritja e stresit
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për faktorin psikologjik. Çdo lloj dëmtimi fizik në trup (operacion, aksident automobilistik, sëmundje serioze, apo edhe grip) mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve. Flokët kanë një cikël jetësor pothuajse të paracaktuar: faza e rritjes, faza e pushimit dhe faza e rënies. Kur përjetoni një ngjarje që rrit stresin në trup, ky cikël mund të ndikohet dhe më shumë qime mund të kalojnë në fazën e rënies në të njëjtën kohë, sipas dermatologut Marc Glashofer, nga Nju Jorku. Humbja e flokëve shpesh ndodh 3 deri në 6 muaj pas ngjarjes traumatike.

Anemia
Gati 10% e njerëzve kanë pak a shumë mungesë hekuri që shkakton llojin më të zakonshëm të anemisë. Duhet të bëni një analizë gjaku për të diagnostikuar mungesën e hekurit, por një nga simptomat është rënia e pjesshme e flokëve dhe/ose rrallimi i flokëve. Në konsultim me mjekun tuaj, ju mund të merrni një suplement hekuri për të balancuar këto efekte.