
Qindra persona, në radhë të parë familjarët, kryeministri britanik Boris Johnson e liderë të tjerë politikë të gjitha kaheve politike, morën pjesë sot në Londër në një ceremoni për të përkujtuar dy viktimat e e sulmit të ndodhur në Urën e Londrës (London Bridge): Jack Merrit 25 vjeç dhe Saskia Jones, 23. Dy të rinjtë, të cilët po merreshin me një projekt rimëkëmbjeje të të burgosurve, projekt që po zbatohej nga Universiteti i Kembrixhit, u vranë me thikë nga një ish i dënuar, i cili qe liruar me kusht më datë 28.
28-vjeçari Usman Khan qe dënuar në vitin 2012 me 16 vjet heqje lirie për krime të terrorizmit të frymëzuara nga Al-Kaeda, por u la i lirë para kohe, pasi kishte ndjekur një program rehabilitimi.
Ceremonia, e cila u mbyll me lutjen e një peshkopeje të kishës anglikane, u ndoq ndër të tjerë nga udhëheqësi laburist Jeremy Corbyn, kryetari i Londrës, Sadiq Khan dhe komandanti i Scotland Yard, Cressida Dick. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe një delegacion nga Universiteti i Kembrixhit.
Ura e Londrës tani është rihapur dhe funksionon normalisht.



