Vazhdon evakuimi në Mariupol, 200 civilë janë ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut

Vazhdon evakuimi në Mariupol, 200 civilë janë ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut

Më shumë se 200 civilë janë ende të mbyllur në fabrikat e mëdha të çelikut Azovstal të Mariupolit”, xhepi i fundit i rezistencës së trupave ukrainase në qytet. Kështu deklaroi kryetari i qytetit Vadym Boychenko.

Në qytetin e rrethuar prej javësh vazhdon evakuimi i civilëve.  Disa u shpëtuan të dielën. OKB-ja dhe Kryqi i Kuq thanë se shpresojnë sot të evakuojnë më shumë qytetarë. Autobusi I parë nga fabrika e çelikut Azovstal filloi të mbërrijë dje vonë në mbrëmje në Zaporizhzhia ku në Terminal pritet ardhja e personave të tjerë të zhvendosur sot.

Kompleksi i madh industrial u bë një strehë për civilët dhe luftëtarët ukrainas ndërsa Moska rrethoi Mariupolin, duke shkatërruar qytetin në javë të bombardimeve.

Civilët ukrainas dhe forcat brenda fabrikës së çelikut në Mariupol po përballen me një sulm "të pandërprerë", me stoqet në fund. 

Ka sulme me artileri tankesh, artileri të shpërthyer dhe çdo pesë minuta ka pasur bombardime ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy