Sot Asambleja Kombëtare e PS-së, Kikia: Rama duhet të vendosë ca ekuilibra brenda partisë që janë prishur me çështjen Ahmetaj, kanë shpërthyer hatërmbetjet (VIDEO)

Sot Asambleja Kombëtare e PS-së, Kikia: Rama duhet të vendosë ca ekuilibra brenda partisë që janë prishur me çështjen Ahmetaj, kanë shpërthyer hatërmbetjet (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia deklaroi në studion e “MCN Live” se të gjitha hamendësimet që bëhen për shkarkime apo emërime të reja sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialistes janë hipoteza pasi askush nuk e di veç Ramës, dhe se ai këto vendime i merr vetë dhe jo duke u konsultuar me të tjerë. Kikia tha se Rama duhet të vendosë disa ekuilibra brenda partisë që janë prishur me çështjen Ahmetaj, dhe për pasojë kanë shpërthyer hatërmbetjet. "Asambleja e PS është forum partiak. Në asnjë vend një mbledhje e një forumi partie nuk ka kaq shumë interes publik sa të justifikojë një vëmendje kaq të madhe sa i japim ne në Shqipëri. Duke qenë se merren vendime që ndikojnë në cilësinë e qeverisjes e justifikon deri diku vëmendjen. Sa për hamendësimet në rrjet, besoj se janë të gjitha hipoteza, askush nuk e di se kush do iki e kush do vijë, e di vetëm një njeri, Edi Rama. Në PS dhe në familjen politike shqiptare nuk funksionojnë strukturat vendimmarrëse, Rama nuk ka grupim 10-15 veta që diskuton kush do vijë kush do iki dhe nga këta 15 veta do të ketë rrjedhje informacioni. Largimet nëse do të ketë, megjithatë Rama është njeri i surprizave. Duhet të pritur se çfarë qëndrimi do mbajë Rama ndaj Krifcës që është aktualisht në sofrën e diskutimeve për shkak të vendimit të BE për të ndërprerë fondet e subvencionimit të bujqësisë për shkak të dyshimeve për abuzime me këto subvencione. Duhet parë qasja që do mbajë qeveria, nëse do e konsiderojë si skandal, apo thjesht do vazhdojë të mendojë që është çështje normale. Nëse do vazhdojë ta konsiderojë këtë një gjë që është duke hetuar, mendoj se nuk do të ketë ndryshime dhe në këtë institucion. Rama do të synojë që përmes ndryshimeve në qeveri të vendosë disa ekuilibrave. Institucionin nuk e qeveris ministri. Ministri politik apo teknik mjafton të menaxhojë mirë stafin që ka poshtë. Rama duhet të vendosë ca ekuilibra brenda partisë që janë prishur me çështjen Ahmetaj. Ai ka qenë njeriu i tij më i afërt. Nuk shihej me sy të mirë nga pjesa tjetër e PS. Në këtë moment brenda kësaj partie kanë shpërthyer dhe hatërmbetjet, dhe lufta e kulisave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy