
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka marr përsipër kompetenca të reja ekzekutive pas fitores së tij në zgjedhjet e së dielës.
Parlamenti është dobësuar dhe funksioni i kryeministrit u hoq, pasi masat e miratuara në një referendum të diskutueshëm vitin e kaluar hynë në fuqi.
Kandidati kundërshtar i opozitës Muharrem Inçe tha se Turqia tani po hyn në një periudhë të rrezikshme të "sundimit të një njeriu".
Në zgjedhjet e fundit, Erdogan ka fituar rreth 53% të votave duke u cilësuar si fushata më e ashpër e viteve të fundit.
Ndërsa Inç mori vetëm 31%, pavarësisht një fushate të gjallë që tërhoqi turma të mëdha.

64-vjeçari ka kryesuar një ekonomi të fortë dhe ka ndërtuar një bazë të fortë mbështetëse, raporton BBC. Por ai gjithashtu ka polarizuar mendimin, duke goditur kundërshtarët duke burgosur 160,000 mijë njerëz.
Urime kanë ardhur nga e gjithë bota, megjithëse disa udhëheqës perëndimorë kanë reaguar ngadalë. Presidenti rus Vladimir Putin foli për "autoritetin e madh politik dhe mbështetjen masive të Erdogan".
Në fjalimin e tij të fitores të hënën në mëngjes, Erdogan u zotua të sjellë me shpejtësi sistemin e ri presidencial.
Disa kritikë argumentojnë se sistemi i ri i Turqisë nuk ka kontrolle dhe balancime.
Por Erdogan thotë se autoritetet e tij në rritje do ta fuqizojnë atë për të trajtuar problemet ekonomike të Turqisë dhe për të mposhtur rebelët kurdë në juglindje të vendit.

Nga ana tjetër sfidanti kryesor i Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjet e së dielës, Muharrem İnce, ka pranuar humbjen, duke i kërkuar presidentit të rizgjedhur që të përqafojë 81 milion qytetarët e vendit dhe duke u zotuar se do të vazhdojë luftën në opozitë kundër sundimit të pushtetit nga një njeri.
Fjalimi i İnce në Ankara erdhi pasi bordi suprem i zgjedhjeve të Turqisë konfirmoi rezultatet, me Erdogan që fitoi me një shumicë të drejtpërdrejtë në raundin e parë, me 52.6% të votave me 99% të fletëvotimeve të numëruara .
İnce doli në vendin e dytë me 30.64% të votave një sfidë mbresëlënëse por jo të mjaftueshme për të detyruar një balotazh të dytë.
"Unë pranoj rezultatet e zgjedhjeve," tha İnce në një konferencë shtypi në selinë e partisë së tij, duke shtuar se pavarësisht disa vota të vjedhura, rezultati i përgjithshëm nuk ishte në diskutim, raporton "The Guardian".
"Ne kemi marrë mesazhin që na është dhënë në kutitë e votimit," tha ai. "Ne do të luftojmë edhe më shumë me forcën që na keni dhënë me këto zgjedhje".
Më parë, ish-mësuesi i fizikës, zhvilloi një fushatë dinamike që nxiti një lëvizje opozitare që kishte luftuar për të gjetur udhëheqës karizmatikë për t'i përfaqësuar ata.
Ai gjithashtu mohoi thashethemet që u përhapën në mediat sociale gjatë natës se ai ishte kërcënuar për pranimin e votës, për shkak të faktit se ai nuk ishte parë publikisht për orë të tëra pasi sondazhet u mbyllën të dielën.



