Gara sapo është hapur, tani vjen ThinkPad X1 me ekran që paloset

Gara sapo është hapur, tani vjen ThinkPad X1 me ekran që paloset

Nuk janë vetëm smartfonët Galaxy Fold të Samsungut dhe Mate X i Huawei-t që priten me padurim nga admiruesit e teknologjisë. Pajisjeve me ekran që paloset do t’u shtohen së shpejti edhe  kompjuterat personal.

Modeli i parë i këtij lloji është prezantuar nga Lenovo, i cili në një event në SHBA ka zbuluar një kompjuter të tipit laptop, i cili paloset si libër.

Ai quhet ThinkPad X1 dhe ka një ekran të krijuar nga koreani LG.

“Nuk është smartfon, nuk është tablet dhe as ndonjë pajisje hibride. Është një laptop i mirëfilltë me ekran që paloset”, ka bërë të ditur Lenovo.

Kompjuteri në fjalë punon me sistemin operativ Windows. Ai është menduar për të funksionuar si i hapur, edhe i palosur, përmes një tastiere virtuale.

Megjithatë, pajisja nuk pritet shpejt në dyqanet elektronike. Në treg, ThinkPad X1 pritet të jetë në vitin 2020.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy