Ndjekësit ofendojnë modelin e H&M për një detaj!

Ndjekësit ofendojnë modelin e H&M për një detaj!

Kjo foto u publikua nga marka e njohur e veshjeve H&M për koleksionin e ri të tutave për djemtë. Ndoshta disa prej jush nuk dallojnë asgjë që nuk shkon, por disa të tjerë janë kapur me një detaj: gërshetat e modelit!

Në postimin në Facebook, ka komente nga më të cuditshmet, nga ata që e quajnë ‘foto qëllimisht provokuese’ apo ‘Frida Kahlo në versionin mashkull’.

Të tjerë shkojnë në ofendime të tjerë, duke e cilësuar neveri: “E tmerrshme”, “Pa koment”, “Hapni berberët”.

Ndërkohë që edhe ngjyrat e kostumeve janë shumë pak mashkullore, shqetësimi i ndjekësve është fokusuar tek flokët.

Frika se rolet tradicionale gjinore do të shpërbëhen është aq e fortë sa që edhe një model me gërsheta mund  të sulmohet.

Përgjigjja jonë:

"Identiteti seksual" tregon atë grup elementesh që janë pjesë e perceptimit të thellë që të gjithë kanë për veten e tyre si një qenie njerëzore e një gjinie. Elementet që e kompozojnë atë janë seksi biologjik i diktuar nga karakteristikat gjenetike, hormonale dhe anatomike që përcaktojnë përkatësinë në seksin mashkull, femër; identiteti gjinor, d.m.th gjinia me të cilën identifikohemi në bazë të ndryshoreve psikologjike dhe kulturore; orientimi seksual, domethënë drejt atij që na tërheq në një nivel seksual dhe rolit gjinor, ose atyre karakteristikave estetike-të sjelljes që sipas një kulture të caktuar shprehin se i përkasin gjinisë mashkullore dhe femërore. Pra çmontimi i roleve gjinore nuk rrezikon aspak asgjë, është vetëm një mënyrë për të vënë në dyshim modelet e ngurta socio-kulturore që na detyrojnë të jemi. Kush vendos që nëse jeni mashkull nuk mund të mbani gërsheta dhe nëse jeni femër mundeni?

E vërteta jashtë rrjeteve sociale është që ka shumë vajza që vlerësojnë burrat që nuk kanë frikë nga ato që konsiderohen "femërore", nuk e denigrojnë dhe nuk strehohen në një mashkulloritet të egërsuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy