Pas kritikave ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku PD u rendit forcë e tretë në pesë nga gjashtë bashki, Grida Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e partisë.
Ajo thotë se Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë. Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.
Ajo e mbyll qëndrimin e saj duke thënë se Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë.
Ndërkohë një ditë më parë edhe Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga të gjitha postet që mban në PD.



