Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit.

Në orët e pasdites në veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar deri të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 12 deri 28°C

-në zonat e ulëta 14 deri 34°C

-në zonat bregdetare 16 deri 32°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy