Kosovë, mjekët në grevë 24-orëshe për rritjen e pagave

Kosovë, mjekët në grevë 24-orëshe për rritjen e pagave

Bluzat e bardha në Kosovë janë sot në një grevë 24-orëshe, një formë proteste kjo për mosplotësimin e kërkesës së tyre për rritjen e pagave në shëndetësi.

Ata kanë paralajmëruar se nëse deri në fillim të vitit 2019 nuk marrin ndonjë përgjigje pozitive për rritjen e pagave, në janar do ta përshkallëzojnë protestën deri në bojkotim të punës, shkruan sot gazeta "Zëri".

Greva përfshin personelin mjekësor në të gjithë Kosovën, që nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), spitalet rajonale dhe qendrat e mjekësisë familjare.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Kosova është përballur vitet e fundit me largimin e bluzave të bardha, kryesisht drejt Gjermanisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy