Ekuador, 6 të burgosur vriten gjatë trazirave në burg

Ekuador, 6 të burgosur vriten gjatë trazirave në burg

Gjashtë të burgosur u vranë gjatë trazirave brenda një burgu në Guayaquil, në Ekuador.

Viktimat akuzoheshin për vrasjen e kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, njoftuan autoritetet penitenciare.

Një kritik i hapur i korrupsionit dhe krimit të organizuar, Villavicencio, 59 vjeç, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur më 9 gusht teksa po largohej nga një tubim i fushatës në kryeqytetin Quito.

Kjo është vetëm ngjarja e fundit në një seri trazirash që godasin sistemin e burgjeve ekuadoriane.

Ngjarja ndodhi në një nga qelitë e burgut Guayas 1, i njëjti institucion ku korrikun e kaluar humbën jetën 30 persona gjatë incidenteve të shkaktuara nga konflikti mes bandave të fuqishme të lidhura me kartelet kolumbiane dhe meksikane të trafikut të drogës.

Në vitin 2021, kishte 430 të burgosur të vdekur dhe dhjetëra roje burgu të marrë peng.

Spiralja e dhunës mbështjell të gjithë vendin ku në rrugë, vrasjet u katërfishuan midis 2018 dhe 2022, duke arritur një rekord 26 për 100.000 banorë. Sipas ekspertëve, këtë vit norma mund të rritet në 40.
Ekuadori dikur ishte një strehë paqësore e vendosur midis prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë: Kolumbisë dhe Perusë.
Megjithatë, lufta kundër drogës në vendet e tjera të Amerikës së Jugut i ka zhvendosur kartelet e drogës në Ekuador, i cili ka porte të mëdha të Paqësorit, kontrolle më të lehta dhe ku korrupsioni është i përhapur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy