
Një 32-vjeçar i quajtur Jetmir Bregu ka humbur jetën në Durrës pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit ai që është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.
Bregu është qëlluar me breshëri automatiku në kokë dhe gjoks në lagjen numër 16, ndërsa më pas është dërguar në spital ku edhe ka humbur jetën. Sakaq policia ka bërë shoqërimin e disa personave, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.
Aktualisht po punohet për lokalizimin e autorit me qëllim arrestimin e tij.



