Rama: Siç fituam vetingun, do të fitojmë për të rritur ekonominë (VIDEO)

Rama: Siç fituam vetingun, do të fitojmë për të rritur ekonominë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Elbasani se siç “luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë”. Kreu I qeverisë I kërkoi votën qyetarëve të Elbasanit me qëllim që Partia Socialiste të marrë 71 depuetetë, për të mos mabjtur në prehër asnjë tjetër nga partitë e tjera.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Më vjen mirë që takohemi katër vjet më pas dhe kjo që shihni është një dëshmi e ndryshimit dhe nuk jemi të gjithë njësoj se po të ishim të tillë sot këtu do ishin plehrat. Sot dua edhe këtu në Elbasan t’u them atyre që na kanë votuar në 2013 dhe që nuk kanë arritur që të mos preknin ndryshimin që kanë pritur, se ka një mundësi për ta bërë ndryshimin dhe zgjidhja është të na ndihmoni që timonin e qeverisjes ta mbajnë pa parti të tjera në prehër që të ecim në rrugën e të ardhmes”.

Deputeti i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, tha se se dje ishte një grehinë me plehra këtu në qendër të Elbasanit dhe tani një park për qytetarët dhe nuk do të reshtim pa urbanizuar të gjithë Elbasanin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy