Studiuesi Olsi Jazexhi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me izraelitët me sulmin që kanë nisur ndaj Iranit kanë provokuar një luftë rajonale.
Izraelitët duke nisur sulmin kundër Iranit kanë provokuar një luftë e cila tani më është luftë rajonale. SHBA nuk donin luftë. Trump kishte dërguar të dërguarit e tij specialë që po bënin negociata me iranianët për të arritur një marrëveshje diplomatike në mënyrë që amerikanët të siguronin Izraelin që Irani nuk po zhvillon armë bërthamore. Ndërsa negociatat po kryheshin ushtria izraelite me pabesi godet Teheranin, dhe godet dhe pallatin e Khamenei-t.
Më tej, Jazexhi tha se Irani kësaj herë është shumë herë më i përgatitur se në qershor të 2025 ku u përball me sulmet izraelite. Sipas historianit, kjo luftë do shkaktojë krizë globale.
Irani po arrin disa suksese spektakolare që kanë qenë të paimagjinueshme.
Kastrati mezi pret luftën që të rrisë çmimin. E rrit duke parë tv edhe pse I ka depozitat që I ka marrë më herët. Kjo do të shkaktojë një krizë globale. Kemi krizat nëpër bursat e Azisë, por edhe të SHBA sot.
Sipas Jazexhiut, ekziston një probabilitet i lartë që të goditet Manza.
Iranianët po nisin një luftë globale kundër amerikanëve. Probabiliteti është shumë i lartë që mund të goditet dhe Shqipëria, Manza.
Shqipëria nga 2016 është bërë shtet strehues i terrorizmit ndërkombëtar.
Besoj që iranianët dyshojnë se kanë qenë vendas iranianë që i kanë dhënë informacione CIA-s, dhe Mossad për lëvizjet e Khamenei-t. Mund të kenë qenë muxhahedinë të Manzës.



