Dhënia e Sazanit për investime, Nano: Rama synon të rregullojë marrëdhënien personale me Trump

Dhënia e Sazanit për investime, Nano: Rama synon të rregullojë marrëdhënien personale me Trump

Analisti Mustafa Nano tha për MCN se protesta e PD e thirrur ditën e sotme doli siç pritej: një protestë dhe aq. Berisha e ka të qartë kufizimet e tij për shkak të moshës, statusit non grata dhe akuzave që rëndojnë mbi të e familjen.

Lidhur me ftesën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Nano tha se e cilëson vendimin e Parlamentit si të arsyeshëm dhe me potencial për të sjellë përfitime për vendin.

Nano tha se dhënia e ishullit të Sazanit për investim nga grupi i biznesit amerikan të lidhur me Ivanka Trump, është një mundësi e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë, pavarësisht motivimeve politike personale të kryeministrit. 

Intervista:

-Çfarë synon Berisha me këtë protestë, si mendoni ju?

Berisha e ka të qartë çfarë do ndodhë. Ai është  ndoshta i vetmi që e di se me këto protesta nuk arrihet asgjë e rëndësishme. Ai i ka te qarta limitet e  eta: ëhstë në një moshë të thuer, është non grata dhe ka mbi shpinë akuza të rënda, po aq të rënda sa ato që rëndojnë mbi kundërshtarët e tij. 

-Një zhvillim i zhurmshëm ishte këtë javë ftesa për në Bordin e Paqes. Ju jeni dakord me atë që vendosi Parlamenti? 

Sigurisht! Unë personalisht do ta shqyrtoja me kujdes këtë punë sepse ka dhe vende që i kanë thënë jo SHBA-së. Ato janë vende të mëdha që i kanë thënë jo, por Shqipëria s'e ka atë luks. 

-Zoti Rama u shfaq I tensionuar në Kuvend. Ndërkohë që nuk shkoi në Davos. Pati spekulime shumë. Ju personalisht si e analizoni mungesën e tij në Samit? 

Është pak e çuditshme mungesa e tij në Davos, por unë e përjashtoj ndonjë spekulim që bëhet, sipas të cilit amerikanët nuk kanë dashur që Rama të ishte atje. Lind pyetja: pse të mos donin? Ishin amerikanët që ia dërguan ftesën, madje nominalisht. Unë mendoj që Rama e ka parë si më të rëndësishme të presë Ivankën sesa të shkonte në Davos, ku do të ishte thjesht një nga 50 udhëheqësit e ftuar. Me Ivankën ndoshta ka futur në xhep ndonjë gjë më të rëndësishme. Çfarë? Nuk e di. Ndoshta ndonjë takim i rëndësishëm në ShBA, apo ndonjë gjë e ngjashme. Do t'i dalë tymi më vonë. 

-Jeni dakord me dhënien e Sazanit Trump dhe mendoni se ishulli po shërbehet si marrëdhënie biznesi personale e z. Rama? 

Këtu duhen ndarë dy gjëra. E para konsekuencat e rëndësia e këtij investimi, që do të jenë pozitive. Ata që investojnë janë grup i rëndësishëm në SHBA. Është e sigurt që do të bëhet një investim i mirë. Shqipëria do përfitojë nga ky investim. E dyta janë motivimet, mbi bazën e të cilave Sazani iu dha këtij grupi e jo një tjetri. Këto motivime janë tërësisht personale të Ramës. Ky i fundit synon që me këtë portë të hapur për familjen Trump të rikuperojë çfarë ka humbur së fundmi në marrëdhëniet me administratën amerikane. Por përsëris, kjo është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë. 

-Çfarë vlere ka vizita e Ivanka Trump në Vlorë gjykoni? Pyes për qeverinë e z. Rama dhe atë vetë personalisht? 

Pritjet që u bënë ndaj saj ishin shumë të pakuptimta e provinciale. Rama e priti në Vlorë e pastaj në zyrë. Ata nuk investojnë në Shqipëri për sytë e bukur të Ramës apo sepse u digjet shpirti për Shqipërinë. Investojnë sepse shohin një mundësi të madhe për të nxjerrë para. 

-Dhe një pyetje e fundit: pse e sulmoi Edi Rama SPAK ditën që diskutohej ligji për në Bordin e Paqes? Lexoni ndonjë siklet të tijin apo paralajmërim?

Nuk është i kënaqur nga vendimet e marra, është i shqetësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy