Kriza e çmimeve, Hasani: Efekti i plotë vitin tjetër, konsumi do të tkurret edhe më tej   

Kriza e çmimeve, Hasani: Efekti i plotë vitin tjetër, konsumi do të tkurret edhe më tej   

Efektet e krizës së çmimeve, e gjeneruar nga lufta në Ukrainë, nuk i kemi ndier ende të plota. Leons Hasani, pedagog në UBT, thotë se viti 2023 do të sjellë efekt të shtuar të krizës, që mund të reflektohet në tkurrjen e mëtejshme të konsumit.

Ne akoma nuk i kemi ndier tamam efektet e krizës. Pritet që në 2023 të ndiejmë akoma më shumë. Mund të ketë rënie të konsumit.

Do të prekë të gjithë ekonomikë globale. Kjo varet nga efektet që do të sjellë lufta në Ukrainë. Është tregu global ai që përcakton çmimet.

Hasani tha më tej se qeveria duhet të rishikojë strukturën ekonomike të vendit për t’i dhënë përparësi prodhimit.

Duhet një rishikim i strukturës ekonomike të vendit. Kemi fokus konsumin dhe jo prodhimin. FMN dhe BB i sugjerojnë Shqipërisë nxitjen e sektorëve si bujqësia dhe turizmi.

Në sektorin e bujqësisë ka një injektim të lartë të financave por duhet kohë për të parë rezultatet.

Lidhur me bordet e transparencës, për të cilat ka pasur shumë kritika, Hasani tha se tregu është i vetërregullueshëm, çka i bën ato të panevojshme.

Në vende të tjera gjykatat i kanë hedhur poshtë bordet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy