
Mirsad Plumbi, nxënësi 15 vjeçar nga Tirana, i cili vrapoi së fundmi në Maratonën e Tiranës, arriti të vrapojë pandërprere për 5 orë e gjysmë.
Ai tregoi në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, se ‘falë’ një gabimi në regjistrim nga ana e mamit në këtë maratonë, vrapoi për 42 km të plota, duke u bërë i riu i parë që ja arriti të dal deri në fund këtë garë vrapimi.
Dëshira ime për vrapim, ishte që na vegjëlia. Pjesëmarrja në këtë garë për autizmin, këtë kauzë, më bëri dhe më motivoj t’ja arrij deri në fund garës, me dha forcë.
Mami më regjistroj në këtë maratonë, ajo nuk e dinte se ishte 42, e mendoi për 22 km, por unë ja arrita të dal deri në fund.
E bëra 42 km për pesë orë e gjysmë, ishte garë e vështirë por ja arrita, ja arrita duke marrë proteina, dhe gjatë km të fundit, kisha një djalë që më jepte kurajo gjatë tërë kohës,
Jam stërvitur për këtë garë një kohë të gjatë, dhe vendosa ta bëja.
Nuk isha i fundit, kishte shumë të tjerë që lashë pas meje.
Ëndrra ime më e madhe është të marrë pjesë në Olimpiadë, për çfarë do stërvitem çdo ditë.



