Tiranë, një 38-vjeçar kapet me 45 kg tritol

Tiranë, një 38-vjeçar kapet me 45 kg tritol

Një 38-vjeçar është kapur me një sasi të madhe materiali eksploziv sot në Tiranë. Sipas policisë, Ylli Done, 38 vjeç, është vënë në pranga pasi është kapur me 45 kg eksploziv në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni "Fuqia". Sekuestrohet tritol e municione luftarake. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Më datë 16.02.2017, Specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin "Fuqia", ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë). Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të Qendrës Tregtare "Casa Italia". Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan: 45 kg tritol (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik, 5 kuti me 500 kapsolla detonatore alumini, 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56, 10 ndezësa unifikues granatash, 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale, nje kovë plastike dhe dy çanta, dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë, një telefon celular i markës "Nokia". Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy