
Analisti Daniel Serwer thotë se Shtëpia e Bardhë po stimulon dialogun Kosovë-Serbi.
“Nuk kam parë ndonjë angazhim, do të ketë shpërblime dhe çmime nëse arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Serwer në emisionin ‘Monitor’ të Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas tij çmimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dhe pritja në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë jam optimist për një marrëveshje të mundshme, por unë ende nuk shoh ndonjë zgjidhje të qartë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, marrëveshja do të kishte njohje dhe shkëmbim ambasadorësh, por për anëtarësimin në OKB, nuk e shoh tani për tani për shkak të Rusisë”, tha ai.



