KAS vendosi që kutitë për kryetar bashkie në Belsh të rinumërohen të gjitha, nesër në orën 13:30. Kujtojmë që koalicioni "Bashkë Fitojmë" kërkoi rinumërim të votave në Bashkinë e Belshit.
Përfaqësuesit ligjorë të “Bashkë Fitojmë” paraqitën disa prova që sipas tyre tregojnë se ka pasur parregullsi në votime. Në dispozicion të KAS u vendosën edhe disa pamje filmike të shkurtra.
“KAS, pasi u tërhoq për vendim, me shumicë votash vendosi rrëzimin e anskuesit të subjektit zgjedhor, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me kqyrjen e provave që janë të gjithë fletët e votimit, të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet për Bashkinë Belsh. Megjithatë, meqënëse kërkesa e subjektit ankimues, ishte bërë në bazë të nenit 136, pika 1, shkronja C e Kodit Zgjedhor, dy anëtarë të KAS, unë dhe Elvis Çefa, i kërkojmë KQZ-së të paraqesë në cilësinë e provës, të gjitha kutitë e votimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 14 maj për Bashkinë Belsh dhe të gjithë kutitë e votimit që kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë. Seanca për shqyrtimin e këtyre provave do të lihet nesër, 6 qershor, ora 13:30″, u shpreh Ledio Braho.
Kujtojmë që PS fitoi bashkinë Belsh me vetëm 20 vota më shumë.
Kandidati socialist Arif Tafani mori 4537 vota, ndërsa Bedri Qypi i “Bashkë Fitojmë” siguroi 4494 vota.



