Analisti Milazim Gashi duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Gashi vë në dukje se Kurti ka patur njerëz të dështuar në lista, sa përket përfaqësimit lokal.
Gashi thotë se Kurti mund ta përdorë Vjosa Osmanin për të kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, por analisti shton se nga informacionet që ka nga SHBA, Presidentja do tregohet e matur.
“Sipas një kalkulimi, humbësi më i madh në zgjedhje është LVV, pasi s’ka shtrirje gjeografike nëpër struktura në Kosovës pasi i mungojnë njerëzit. Z.Kurti i duhen 10 vite të pastrojë elemente të caktuar dhe të ketë njerëzit e duhur në komuna. Z.Kurti ka njerëz nga të gjitha subjektet politike, që është gabim i madh, pasi nuk sjell produktivitet, pasi kanë qenë në një subjekt tjetër. Humbësi më i madh z.Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. LDK në Prishtinë është e barrikaduar, pasi 70 për qind e strukturës dhe udhëheqësit e LDK jetojnë në Prishtinë. Z.Rama ka arritur një rezultat të çmuar. LDK do barrikadohet dhe do ta fitojë Prishtinën pa asnjë problem.
PDK do të ketë prapë Prizrenin. Në Mitrovicë shihet qartë që qytetarët s’i kanë vlerësuar qëndrimet e Kurtit për Veriun. Z.Kurti ka në lista njerëz të dështuar sa i përket përfaqësimit të nivelit lokal, pasi s’kanë sjellë produkt në partitë e mëparshme. Z.Kurti në cdo komunë kë njerëz të ‘kontrabanduar’ nga partitë e tjera. Kurti do ta kërcënojë Kuvendit me pikën që Vjosa Osmani të japë dorëheqjen dhe në dhjetor do ketë zgjedhje të parakohshme. Por nga informacionet që kam nga SHBA Vjosa Osmani do jetë shumë e matur. Në rast se Kurti s’merr 61 vota, i takon mandatarit të dytë PDK-së. Nëse as ajo s’merr 61 vota, brenda 45 ditësh shpallen zgjedhjet e parakohshme”.



