“Arrest shtëpie” për Berishën: Partitë nuk janë organizata luftarake, s’është fitore e PS

“Arrest shtëpie” për Berishën: Partitë nuk janë organizata luftarake, s’është fitore e PS

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi komentit për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, por se partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët.

Partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët kështu që nuk e shoh absolutisht këtë si një fitore të PS.

Kështu që nuk e shoh si një fitore të Partisë Socialistë apo si një fitore të Erionit apo Taulantit për këmbënguljen në detyrën e tyre.

Kjo nuk ka lidhje farë më dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë, vihen nën trysninë dhe nën masat e drejtësisë.

Ashtu sikundër, nuk ka drejtësi në këtë vend deri kur të gjykohet 21 Janari.

Pa u gjykuar 21 Janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj.

Rama shtoi se 21 janari do të vendos një gur të palëvizshëm deri ku mund të shkoj ushtrimi i forcës së shtetit si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy