Gjykata franceze dënon shefen e FMN-së Christine Lagarde

Gjykata franceze dënon shefen e FMN-së Christine Lagarde

Një gjykatë franceze ka shpallur fajtore shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.

Ajo akuzohet për neglizhencë gjatë periudhës kur ishte ministre e Financës në Francë, duke favorizuar manjatin Bernard Tapie, shumë e cila arrin në 400 milionë euro.

Bëhet fjalë për shitje e markës sportive "Adidas" në vitin 2007. Megjithëse është dënuar, Lagard nuk do të kryej ndonjë burgim.

Lagarde, ia kaloi për shqyrtim një paneli arbitrazhi çështjen e tej zgjatur të mosmarrëveshjeve së biznesmenit me bankën “Credit Lyonnais”, dhe Tapie përfitoi një dëmshpërblim prej 400 milionë eurosh.

Biznesmeni ishte simpatizant i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, dhe hetuesit dyshojnë se marrëveshja në favor të tij ishte një lloj shpërblimi për mbështetjen e dhënë ish-kreut të Elizesë në zgjedhjet e 2007-s.

Shefja e FMN-së nuk ishte në sallë në momentin e vendimit por ajo ka thënë shpesh gjatë gjithë kësaj kohe se nu ka bërë asgjë të jashtëligjshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy